AMMK me apel për qytetarët: Shmangni çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr

AMMK me apel për qytetarët: Shmangni çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr të pakontrolluar.

Apeli vjen në një periudhë me temperatura të larta, kur rreziku për përhapjen e zjarreve është i shtuar.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë veçanërisht të kujdesshëm në ambiente të hapura dhe të mos ndërmarrin veprime që mund të çojnë në shpërthimin ose përhapjen e zjarreve.

Çdo pakujdesi, sidomos gjatë ditëve të nxehta dhe të thata, mund të shkaktojë pasoja të rënda për mjedisin, pronën dhe sigurinë e qytetarëve.

Agjencia kërkon nga të gjithë që të kontribuojnë në parandalimin e zjarreve dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshimtë.

/Motilokal.com