Si pritet të jetë moti në Shqipëri gjatë së shtunës

Si pritet të jetë moti në Shqipëri gjatë së shtunës

Kushtet atmosferike në Shqipëri do të pësojnë ndryshime gjatë ditës, nën ndikimin e masave ajrore më të freskëta dhe të lagështa që vijnë nga veriperëndimi.

Pjesa e parë e ditës pritet të nisë me mot kryesisht të kthjellët, ndërsa më pas vranësirat do të shtohen gradualisht. Nga mesdita dhe gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të bëhen më të dendura, veçanërisht në zonat qendrore dhe jugore të vendit.

Në këto rajone priten reshje shiu me intensitet të dobët dhe të herëpashershëm. Ndërkohë, në juglindje situata atmosferike do të jetë më e paqëndrueshme, me mundësi për rrebeshe shiu dhe shtrëngata, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe, lokalisht, edhe breshër.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 21°C deri në 33°C.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com