Kushtet atmosferike gjatë ditës së hënë pritet të jenë relativisht të qëndrueshme në të gjithë Shqipërinë. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët, ndërsa vranësira të pakta, herë pas here deri në mesatare, do të shfaqen kryesisht në zonat malore gjatë mesditës dhe orëve të pasdites. Në relievet malore të jugut priten reshje lokale shiu, me intensitet kryesisht të ulët.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 22°C deri në 33°C.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
