Moti të hënën në Kosovë do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë, me temperatura tipike verore gjatë pjesës më të madhe të ditës.
Gjatë orëve të pasdites, në pjesët veriperëndimore të vendit mund të krijohen kushte për ndonjë rrebesh të shkurtër dhe të izoluar shiu, i shoqëruar me vetëtima dhe bubullima. Pjesa tjetër e territorit pritet të mbetet kryesisht e thatë dhe me diell.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 18°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 32°C gjatë pasdites.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
