Kolonia e Çafkave dhe Karabullakëve në Divjakë-Karavasta, vlerë e diversitetit biologjik [Foto]

Kolonia e Çafkave dhe Karabullakëve në Divjakë-Karavasta, vlerë e diversitetit biologjik [Foto]

Lajme të mira nga Divjaka! Sot në Ditën Ndërkombëtare të Larmisë Biologjike, Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS) ka ndarë rezultatet nga monitorimi në terren i kolonisë së e çafkave dhe karabullakëve.

Në njoftimin e Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë thuhet se kolonia po gëlon nga aktiviteti folezues. Monitorimi i saj, nga ajri me dron dhe nga toka me teleskop e dylbi, tregon se kolonia ka nisur aktivitetin që prej muajit Prill me folezimin e njëpasnjëshëm të:  Çafkës së bardhë të vogël (𝘌𝘨𝘳𝘦𝘵𝘵𝘢 𝘨𝘢𝘳𝘻𝘦𝘵𝘵𝘢) me 35 % të folezuesve,  Karabullakut të vogël (𝘔𝘪𝘤𝘳𝘰𝘤𝘢𝘳𝘣𝘰 𝘱𝘺𝘨𝘮𝘦𝘶𝘴) me 25 %,  Çafkës së natës (𝘕𝘺𝘤𝘵𝘪𝘤𝘰𝘳𝘢𝘹 𝘯𝘺𝘤𝘵𝘪𝘤𝘰𝘳𝘢𝘹) me 13 %,  Çafkës së lopëve (𝘉𝘶𝘣𝘶𝘭𝘤𝘶𝘴 𝘪𝘣𝘪𝘴) me 10 %,  Çafkës së verdhë (𝘈𝘳𝘥𝘦𝘰𝘭𝘢 𝘳𝘢𝘭𝘭𝘰𝘪𝘥𝘦𝘴) me 8 % 𝘥𝘩𝘦  Kojlikut të zi (𝘗𝘭𝘦𝘨𝘢𝘥𝘪𝘴 𝘧𝘢𝘭𝘤𝘪𝘯𝘦𝘭𝘭𝘶𝘴) me 9 %.

Image may contain: sky, tree, plant, bird, outdoor, nature and water

Vizita në koloni dhe vrojtimi në distancë tregon se pjesa më e madhe e Çafkave të bardha të vogla dhe Karabullakëve të vegjël kanë çelur të vegjlit ndërsa speciet e tjera vazhdojnë me ngrohjen e vezëve.

Image may contain: bird, sky and outdoor

“Kolonia duket e pa shqetësuar dhe në gjendje të mirë. Fotografitë ajrore të lënë të kuptosh se kolonia është pak a shumë në të njëjtën madhësi me viti e shkuar. Megjithatë, numri i çifteve folezues pritet të verifikohet saktësisht në fund të sezonit të foljezimit”, bën të ditur AOS.

Image may contain: plant, bird, outdoor and nature

Sipas AOS shifrat dhe fotot dëshmojnë se Divjakë-Karavasta mbetet kolonia më e madhe dhe më e larmishme e Çafkave dhe Karabullakëve në Shqipëri. Kjo koloni është, pa më të voglin dyshim, një vlerë e jashtëzakonshme për larminë biologjike në Shqipëri./Motilokal.com

Image may contain: plant, bird, sky, outdoor and nature

Image may contain: plant, sky, bird, tree, outdoor and nature

Image may contain: sky, tree, outdoor, nature and water

Image may contain: tree, plant, sky, outdoor, nature and water

Image may contain: bird, sky, plant, outdoor and nature

Image may contain: bird, sky, plant, outdoor and nature

Image may contain: bird, sky, plant and outdoor

Image may contain: sky, bird, outdoor and nature