Kjo është Prishtina në pikun e verës: kundërmon nga bërlloku

Kjo është Prishtina në pikun e verës: kundërmon nga bërlloku

Në pikun e verës, i mbushur përplot me qytetarë nga vendi, diaspora, me turistë nga çdo cep i botës, sheshi i Prishtinës kundërmon nga era e keqe e bërllokut, papastërti, i pa pastruar asnjëherë nga uji, mbeturinat e shpërndara gjithandej, koshat e stërmbushur që krijojnë një pamje jo të denjë për qendrën e kryeqytetit.

Në një kohë kur Prishtina mirëpret mijëra qytetarë, bashkatdhetarë dhe turistë, gjendja e sheshit ngre pikëpyetje për mirëmbajtjen dhe kujdesin ndaj hapësirave publike.


Patriotizmi nuk është vetëm të bësh shqiponjën me duar, të mbulosh veturën me flamurin kuq e zi apo të thuash “ne jemi evropianë”. Patriotizmi është edhe kujdesi për vendin tënd, për hapësirat publike dhe për qytetin ku jeton. Nuk mund të flasim për një Prishtinë evropiane, madje as të themi se “do ta bëjmë si Londrën”, ndërsa sheshi i kryeqytetit lihet në këtë gjendje, i mbushur me bërllok, me erë të keqe dhe pa mirëmbajtje. Sepse Evropa nuk matet vetëm me fjalë e flamuj, por edhe me pastërtinë, rendin dhe kujdesin që tregojmë për qytetin tonë.


/Motilokal.com