Kujdes nga zjarret, reagimi i shpejtë mund të shpëtojë jetë

Kujdes nga zjarret, reagimi i shpejtë mund të shpëtojë jetë

Zjarri mund të përhapet shumë shpejt, veçanërisht gjatë periudhave me temperatura të larta dhe mot të thatë. Për këtë arsye, qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar dhe të veprojnë me shpejtësi në rast zjarri.

Nëse ndodheni pranë një zone të përfshirë nga zjarri, largohuni menjëherë nga zona e rrezikut dhe ndihmoni fëmijët, të moshuarit dhe personat që kanë nevojë për asistencë.

Gjatë evakuimit, nuk duhet të përdoret ashensori, por shkallët. Po ashtu, qytetarët nuk duhet të kthehen në zonën ku ka shpërthyer zjarri, edhe nëse mendojnë se rreziku ka kaluar.

Në rast zjarri, është e rëndësishme që menjëherë të njoftohen shërbimet përkatëse dhe të ndiqen udhëzimet e tyre. Qëndrimi i qetë dhe shmangia e panikut mund të ndihmojnë në marrjen e vendimeve të sigurta.

Parandalimi, reagimi në kohë dhe respektimi i udhëzimeve të shërbimeve të emergjencës janë thelbësore për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

/Motilokal.com