Moti në Shqipëri, çfarë pritet të martën

Moti në Shqipëri, çfarë pritet të martën

Gjatë ditës së martë priten kushte të ndryshueshme atmosferike, me vranësira të herëpashershme dhe intervale me kthjellime, kryesisht gjatë orëve të para të ditës.

Nga mesdita e deri në orët e pasdites, vranësirat do të shtohen dhe në pjesën më të madhe të territorit priten reshje shiu të kohëpaskohshme, kryesisht me intensitet të dobët.

Në zonat veriore, reshjet mund të jenë lokalisht më të theksuara dhe për periudha të shkurtra të shoqërohen me shtrëngata, shkarkesa elektrike dhe, në raste të izoluara, edhe me breshër.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 23°C deri në 33°C.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com