Frekuentimi i plazheve dhe pishinave gjatë ditëve të nxehta kërkon kujdes të shtuar për fëmijët. Ekspozimi ndaj diellit, temperaturat e larta dhe uji i kloruar mund të shkaktojnë irritime të lëkurës dhe probleme me veshët.
Rreziku për infeksione është më i theksuar në pishina, veçanërisht në pjesët e cekëta, ku uji mund të jetë më i ngrohtë dhe krijohen kushte më të përshtatshme për zhvillimin e mikroorganizmave.
Një nga shqetësimet që mund të shfaqet te fëmijët është infeksioni i veshëve. Për të ulur rrezikun, prindërit këshillohen që pas çdo zhytjeje t’ua thajnë veshët fëmijëve me një peshqir të pastër.
Në të njëjtën kohë, nuk rekomandohet përdorimi i shkopinjve të pambukut për pastrimin e veshëve, pasi mund të dëmtojnë lëkurën e kanalit të veshit dhe të krijojnë mundësi për infeksione.
Prindërit duhet të jenë veçanërisht të vëmendshëm ndaj shenjave të sëmundjes. Nëse fëmija shfaq ethe, dhimbje të veshëve apo flluska në duar, këmbë dhe gojë, rekomandohet që të kontaktohet sa më shpejt pediatri.
/Motilokal.com
