Një 55-vjeçar është gjobitur me 500 euro nga Policia në Ferizaj, pasi dyshohet se kishte djegur materiale të ndryshme në oborrin e një shtëpie në fshatin Sojevë.
Rasti është raportuar më 16 gusht, rreth orës 22:00, pasi qytetarët kanë njoftuar Policinë për djegien e materialeve në rrugën “Bau Beiden”.
Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka identifikuar të dyshuarin me inicialet SH.SH.
Sipas Policisë, për shkak të ndotjes së mjedisit dhe rrezikut që zjarri paraqiste për pronat përreth, ndaj 55-vjeçarit është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh, në bazë të Ligjit Nr. 08/L-071, neni 49.
Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarre, ndotje të mjedisit apo rrezikim të pronës dhe jetës, veçanërisht gjatë periudhës së temperaturave të larta.
Rastet e shkeljeve apo rrezikut nga zjarri mund të raportohen në numrat 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406, si dhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.
Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe ka theksuar se informacionet e pranuara trajtohen me konfidencialitet të plotë.
/Motilokal.com
