Moti në Shqipëri, çfarë pritet të mërkurën

Moti në Shqipëri, çfarë pritet të mërkurën

Gjatë ditës së mërkurë, vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Sipas parashikimit, moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me alternime vranësirash mesatare dhe lokalisht të dendura, veçanërisht në relievet kodrinore dhe malore. Këto vranësira pritet të jenë më të pranishme deri në orët e pasdites.

Pasditen, vranësirat do të vijnë gradualisht duke u shpërbërë, duke i lënë vend motit të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Në përgjithësi, dita e martë pritet të karakterizohet nga një mot i qëndrueshëm dhe me përmirësim gradual të kushteve atmosferike gjatë orëve të pasdites.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 22°C deri në 33°C.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com