Moti në Kosovë, çfarë pritet të mërkurën

Moti në Kosovë, çfarë pritet të mërkurën

E mërkura sjell mot kryesisht me diell dhe vranësira të herëpashershme në Kosovë, ndërsa temperaturat do të shënojnë rritje. Vendi pritet të ndikohet sërish nga masa të nxehta ajrore me origjinë afrikane, duke sjellë një tjetër forcim të valës së të nxehtit.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 17°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 31°C gjatë pasdites.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com