Koronavirusi nuk mbijeton në ujërat e kripura

Koronavirusi nuk mbijeton në ujërat e kripura

Koronavirus nuk mbijeton në ujërat e detit: një lajm i mirë për ata që ëndërrojnë plazhet këtë verë, thanë studiuesit nga “Ifremer”, Instituti i Kërkimeve Franceze për Detin.

Për të arritur në përfundimet e tyre, studiuesit francezë analizuan midhjet dhe mostrat e ujit të detit të marra në pika të ndryshme në bregdetin e Francës.

Ndër 21 midhjet e analizuara, askush nuk tregoi gjurmë të koronavirusit dhe në asnjë mostër deti nuk ishte e mundur të identifikohej prania e virusit.

“Edhe nëse nuk mund të flasim për siguri për të gjithë molusqet dhe ujërat detare të Francës, mungesa e gjurmëve të COVID-19 i zbuluar nga studimi ynë është një lajm i mirë”, theksuan studiuesit./Motilokal.com