Një tërmet me magnitudë 3.8 është regjistruar mesditën e sotme në Shqipëri.
Sipas të dhënave të publikuara, lëkundjet janë regjistruar në orën 12:44, me epiqendër rreth 8 kilometra në verilindje të Lushnjës dhe rreth 29 kilometra në jugperëndim të Elbasanit.
Tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 5 kilometrash, çka tregon se bëhet fjalë për një tërmet relativisht të cekët.
/Motilokal.com
