Moti në Kosovë, çfarë pritet të enjten

Moti në Kosovë, çfarë pritet të enjten

Moti të enjten do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë, me vranësira të herëpashershme, sidomos në zonat malore të Kosovës.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 19°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 34°C gjatë pasdites.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com