Kjo është arsyeja pse meteorologët i emërtojnë uraganet me emra njerëzish

Kjo është arsyeja pse meteorologët i emërtojnë uraganet me emra njerëzish

Emërtimi i stuhive tropikale të Atlantikut ka nisur që në vitin 1953 dhe deri në vitin 1978, ato pagëzoheshin vetëm me emra grash sipas një rendi alfabetik. Por, organizata u detyrua të përfshijë edhe emrat e burrave për të shmangur përsëritjen e emërtimeve të stuhive.

Arsyeja e emërimit të uraganeve është se mbahen mend me lehtë se sa numrat, krijojnë lidhshmëri më të madhe, duke bërë më praktik paralajmërimin dhe dërgimin e mesazhit përmes mediave.

Tani ato mirëmbahen dhe azhurnohen përmes një procedure të rreptë nga një komitet ndërkombëtar i Organizatës Botërore Meteorologjike.

Janë gjashtë lista me emra të ndryshëm, që përzgjidhen në mënyrë alfabetike, ndërsa ndryshohen në tërësi pas gjashtë vitesh, p.sh lista e vitit 2019 do të përdoret përsëri në vitin 2025.

Në rast se ndonjë uragan është shumë shkatërrues, emri tij eliminohet nga lista, pasi do të ishte e pandjeshme të përdoren sërish.

Deri më tani janë larguar Katrina, Sandy dhe Mathew, ndërsa sipas të gjitha gjasave do të hiqet edhe Irma.

Edhe zgjedhja për të pasur  vetëm 21 emra për secilën listë  nuk është e rastësishme. Pasi çdo emër fillon me një shkronjë të ndryshme të alfabetit. Nëse do të kishte më shumë se 21 uragane në një vit, meteorologët do të nisnin të përdornin shkronjat e alfabetit grek, duke i quajtur uraganet Alfa, Beta, Gama etj. /Motilokal.com