Moti në Shqipëri, çfarë pritet të premten

Moti në Shqipëri, çfarë pritet të premten

Të premten, vendi do të dominohet nga mot i kthjellët dhe me intervale të gjata me diell. Në zonat malore të pjesës lindore, gjatë mesditës dhe orëve të pasdites priten shtim i përkohshëm i vranësirave, të cilat lokalisht mund të sjellin reshje të dobëta shiu, të izoluara dhe me kohëzgjatje të shkurtër. Pjesa tjetër e territorit do të mbetet kryesisht e thatë dhe me vranësira të pakta.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 24°C deri në 35°C.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com