Moti në Kosovë, çfarë pritet të premten

Moti në Kosovë, çfarë pritet të premten

Moti të premten do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë, me vranësira të herëpashershme, sidomos në zonat malore të Kosovës, gjatë pasdites në disa zona mund të ketë edhe rrebeshe shiu, vetëtima dhe bubullima.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 21°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 35°C gjatë pasdites.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com