Moti në Shqipëri, çfarë pritet të shtunën

Moti në Shqipëri, çfarë pritet të shtunën

E shtuna pritet të sjellë mot kryesisht të qëndrueshëm në Shqipëri, me periudha me diell dhe vranësira të herëpashershme, kryesisht në zonat malore. Në veri dhe lindje të vendit, përgjatë relievit malor, mund të ketë reshje të dobëta e të izoluara shiu, kryesisht në formën e pikave.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 24°C deri në 35°C.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com