Moti gjatë ditës së shtunë parashihet kryesisht me diell dhe temperatura të larta. Vranësira kalimtare priten më shumë në zonat malore, ndërsa gjatë pasdites në disa pjesë të vendit nuk përjashtohen rrebeshet e shiut, të shoqëruara me vetëtima dhe bubullima.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 20°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 34°C gjatë pasdites.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
