Mësoni si do të jetë moti në fillim të javës në Shqipëri

Mësoni si do të jetë moti në fillim të javës në Shqipëri

E hëna do të karakterizohet nga mot i kthjellët, por edhe alternime të vranësirave, të cilat herë pas here do të bëhen më të dendura, kryesisht përgjatë relieveve kodrinore dhe malore. Nga mesdita deri në orët e pasdites priten reshje shiu afatshkurtra dhe lokale, kryesisht në zonat kodrinore e malore. Reshjet do të jenë të dobëta, në formën e pikave, ndërsa pasditja do të sjellë përmirësim të motit dhe ndërprerje të tyre.

Ditën e martë moti parashihet të jetë kryesisht me diell dhe temperatura të larta. Në zonat malore, gjatë mesditës dhe pasdites, priten vranësira të shoqëruara me reshje të shkurtra shiu.

Gjatë ditës së mërkurë pritet mot i ndryshueshëm, me kthjellime dhe vranësira. Në viset malore priten reshje shiu, kryesisht gjatë orëve të ditës.

/Motilokal.com