Në Kosovë, java do të nisë me kushte kryesisht të qëndrueshme atmosferike. E hëna do të sjellë mot me diell, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare.
Të martën, kthjellimet do të shoqërohen me vranësira të shpërndara, pa ndryshime të theksuara në mot.
Situata pritet të ndryshojë të mërkurën, kur krahas periudhave me diell do të ketë edhe shtim të vranësirave. Në zona të caktuara mund të paraqiten reshje lokale shiu.

/Motilokal.com
