Mësoni si do të jetë moti në fillim të javës në Maqedoninë e Veriut

Mësoni si do të jetë moti në fillim të javës në Maqedoninë e Veriut

Moti të hënën në Maqedoninë e Veriut parashihet pjesërisht me vranësira dhe ngrohtë e periudha me diell. Pasdite do të ketë shira të rrëmbyeshëm lokalë, bubullima dhe erëra të forta, mundësi për stuhi dhe breshër. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga juglindja.

Ditën e martë pritet të mbajë mot me diell dhe shumë ngrohtë e vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu.

Të mërkurën parashikohet mot me diell dhe i ngrohtë e vranësira lokale të pakta deri në mesatare. Pasdite do të ketë rritje të vranësirave dhe kushte për shira të rrëmbyeshëm, stuhi dhe erëra të forta.

/Motilokal.com