Drejtori për Mbrojtjen e Mjedisit në Komunën e Obiliqit, Rinor Kurteshi, ka njoftuar se është realizuar aksioni për largimin e një deponie ilegale të mbeturinave në fshatin Graboc.
Aksioni është ndërmarrë me iniciativën e qytetarit Bardh Mjeku, në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtjen e Mjedisit. Sipas njoftimit, kjo është hera e dytë që familja Mjeku angazhohet për pastrimin e kësaj hapësire.
Drejtoria ka falënderuar familjen Mjeku për kontributin dhe përgjegjësinë qytetare, duke e vlerësuar angazhimin e saj si shembull të mirë të kujdesit dhe mbrojtjes së mjedisit.
Në të njëjtën kohë, qytetarët janë bërë thirrje që të mos hedhin mbeturina në hapësirat publike. Komuna ka paralajmëruar se ndaj personave që ndotin në mënyrë të kundërligjshme do të merren masa dhe do të shqiptohen gjoba, duke theksuar se nuk do të ketë tolerim ndaj krijimit të deponive ilegale.
/Motilokal.com
