Alergjitë shfaqen kur sistemi imunitar reagon ndaj një substance të huaj, si poleni, helmi i bletëve, qimet e kafshëve shtëpiake apo ushqime të caktuara. Ashpërsia e reaksioneve alergjike ndryshon nga personi në person, nga simptoma të lehta deri në raste që mund të jenë kërcënuese për jetën.
Simptomat kryesore të alergjive
Ndër shenjat më të zakonshme janë:
- Kruarje e hundës, syve ose qiellzës së gojës
- Rrjedhje ose bllokim i hundës
- Sy të përlotur, të skuqur ose të ënjtur
- Kujdes nga pickimet e insekteve
Pickimet e insekteve, veçanërisht nga bletët, mund të shkaktojnë reaksione alergjike. Simptomat mund të përfshijnë ënjtje në vendin e pickimit, kruajtje në të gjithë trupin, kollë, shtrëngim në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje.
Në raste të rënda mund të shfaqet anafilaksia, një reaksion alergjik i rëndë që mund të shoqërohet me vështirësi të madhe në frymëmarrje, të vjella, marramendje ose humbje të vetëdijes.
Si të mbroheni?
Për të ulur rrezikun e pickimeve nga insektet, veçanërisht gjatë qëndrimit në ambiente të hapura:
- Shmangni parfumet me aroma shumë të ëmbla, të cilat mund të tërheqin bletët.
- Mbani të mbyllura pijet e ëmbla dhe ushqimet kur qëndroni në natyrë.
- Përdorni repelentë kundër insekteve në pjesët e ekspozuara të lëkurës.
Nëse pas një pickimi shfaqet ënjtje e fytit, vështirësi në frymëmarrje ose shenja të tjera të reaksionit të rëndë alergjik, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore urgjente.
/Motilokal.com
