Siguria në rrugë kërkon kujdes dhe përgjegjësi nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik. Një moment pakujdesie mund të shkaktojë pasoja të rënda, ndaj respektimi i rregullave është thelbësor për mbrojtjen e jetës.
Këshilla për këmbësorët:
- Kaloni rrugën vetëm në vendkalimet e shënuara me vija të bardha.
- Respektoni semaforët dhe sinjalistikën rrugore.
- Para se të kaloni, kontrolloni me kujdes në të dyja drejtimet.
- Shmangni përdorimin e telefonit gjatë kalimit të rrugës.
Këshilla për drejtuesit e automjeteve:
- Respektoni kufizimet e shpejtësisë.
- Tregoni kujdes të shtuar pranë shkollave, kopshteve dhe zonave të banuara.
- Ulni shpejtësinë dhe ndaloni para vendkalimeve të këmbësorëve.
- Mos përdorni telefonin gjatë drejtimit të automjetit.
- Mbani distancë të sigurt nga automjetet e tjera.
Respektimi i këtyre rregullave nuk është vetëm detyrim, por një mënyrë për të mbrojtur veten dhe të tjerët. Zgjidhni sigurinë çdo ditë, sepse një moment pakujdesie mund të ketë pasoja të përhershme.
/Motilokal.com
