Gjatë së martës, Shqipëria pritet të mbizotërohet nga mot kryesisht i qëndrueshëm, me periudha të gjata kthjellimesh dhe vranësira të herëpashershme. Reshjet e shiut nuk priten, ndërsa temperaturat do të shënojnë rritje gjatë ditës.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 24°C deri në 37°C.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
