Një tërmet me magnitudë 3.7 është regjistruar këtë të martë në Shqipëri.
Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundjet janë regjistruar rreth orës 15:56, me epiqendër në afërsi të Lushnjës.
Tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 10 kilometrash dhe epiqendra është lokalizuar rreth 1 kilometër në verilindje të Lushnjës.
Lëkundjet janë ndier edhe në zona të tjera përreth, ndërsa epiqendra ndodhet rreth 36 kilometra në jugperëndim të Elbasanit.
/Motilokal.com
