Si do të jetë moti të mërkurën në Kosovë? Mësoni parashikimin

Si do të jetë moti të mërkurën në Kosovë? Mësoni parashikimin

Mbi vendin tonë të mërkurën do të mbizotërojë mot i qëndrueshëm dhe me intervale të gjata me diell. Megjithatë, gjatë orëve të ditës pritet shtim i vranësirave në disa pjesë të vendit, ku nuk përjashtohen zhvillime të përkohshme konvektive. Këto zhvillime mund të sjellin reshje të shkurtra shiu, të shoqëruara lokalisht me shkarkesa elektrike. Sasitë e reshjeve pritet të jenë të vogla.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 20°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 30°C gjatë pasdites.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com