Si do të jetë moti të enjten në Shqipëri? Mësoni parashikimin

Si do të jetë moti të enjten në Shqipëri? Mësoni parashikimin

Moti të enjten në Shqipëri do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Pjesa më e madhe e territorit do të mbizotërohet nga moti i kthjellët, ndërsa në zonat e larta malore në lindje pritet të shfaqen vetëm vranësira të lehta dhe kalimtare.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 23°C deri në 35°C.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com