AUV tërheq nga tregu këtë lloj qumështi

AUV tërheq nga tregu këtë lloj qumështi

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka pranuar informacion zyrtar nga autoritetet kompetente të Republikës së Maqedonisë së Veriut për konstatimin e Aflatoksinës M1 mbi nivelin e lejuar në qumështin UHT “Land” 3.2%, të prodhuar nga ABRAZEN L.L.C. (Qumështorja VITA), me stabilimentin RKS-014.

Pas pranimit të këtij informacioni, AUV ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme nga tregu të produktit të identifikuar si të prekur, ndërsa ka nisur kontrollet zyrtare dhe verifikimin e gjurmueshmërisë së produktit.

Vendimi është marrë në përputhje me nenin 16, paragrafin 1.2 të Ligjit Nr. 08/L-120 për Ushqim, sipas të cilit ushqimi konsiderohet i dëmshëm dhe i pasigurt për konsum kur përmban mykotoksina mbi kufijtë e lejuar.

AUV, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrinë e Shëndetësisë, do të ndërmarrë dhe përcaktojë masat e mëtejshme lidhur me stabilimentin RKS-014 – ABRAZEN L.L.C. (Qumështorja VITA).

AUV ka bërë të ditur se opinioni publik do të njoftohet për masat e mëtejshme dhe çdo zhvillim lidhur me këtë rast.

/Motilokal.com