“Pastrimi” paralajmëron: 500 euro gjobë për ata që hedhin mbeturina në hapësira publike

“Pastrimi” paralajmëron: 500 euro gjobë për ata që hedhin mbeturina në hapësira publike

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se gjatë mbrëmjes së kaluar ka realizuar një aksion për largimin e sasive të mëdha të mbeturinave vëllimore dhe inerte nga disa lagje të kryeqytetit.

Përmes një njoftimi në Facebook, kompania u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në hapësirat publike, duke paralajmëruar edhe masa ndëshkuese për shkelësit.

“Ju lusim qytetarë, të keni kujdes, mos hidhni mbeturina në hapësira publike, sepse do të gjobiteni 500 euro nga Inspektorati i Komunës”, thuhet në njoftimin e “Pastrimit”.

Nga kompania kanë apeluar te qytetarët që të tregojnë përgjegjësi dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe mjedisit në hapësirat publike të kryeqytetit.


/Motilokal.com