Kafshimi nga gjarpri – Çfarë duhet të bëni?

Kafshimi nga gjarpri – Çfarë duhet të bëni?

Gjatë muajve të nxehtë, rreziku nga takimi me gjarpërinj rritet. Në rast kafshimi, reagimi i shpejtë dhe i duhur mund të jetë vendimtar.

Nëse ju ose dikush pranë jush kafshohet nga një gjarpër:

  • Largohuni menjëherë nga gjarpri dhe mos tentoni ta kapni apo ta godisni.
  • Qëndroni të qetë dhe shmangni lëvizjet e panevojshme, pasi aktiviteti fizik mund të përshpejtojë përhapjen e helmit.
  • Kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore – telefononi urgjencën ose shkoni në qendrën më të afërt shëndetësore.

Çfarë duhet të bëni:

  • Mbajeni pjesën e kafshuar sa më të palëvizshme dhe, nëse është e mundur, në pozicion neutral.
  • Hiqni unazat, byzylykët, orët ose rrobat e ngushta pranë vendit të kafshimit, pasi mund të shfaqet ënjtje.
  • Nëse është e sigurt, mbani mend pamjen e gjarprit ose bëni një fotografi nga distanca për t'u ndihmuar mjekëve në identifikim.
  • Mos e prisni plagën dhe mos tentoni të thithni helmin.
  • Mos vendosni lidhje shtrënguese (turnikete) dhe mos përdorni metoda popullore apo mjete të tjera mbi plagë.
  • Mos prisni që simptomat të shfaqen. Edhe nëse personi ndihet mirë pas kafshimit, duhet të kërkojë sa më shpejt vlerësim mjekësor.

Reagimi i qetë, shmangia e ndërhyrjeve të gabuara dhe kërkimi i menjëhershëm i ndihmës mjekësore mund të shpëtojnë jetë.

/Motilokal.com