Kujdes me zogjtë e ngordhur, mund të jenë sinjal i virusit të Nilit Perëndimor

Kujdes me zogjtë e ngordhur, mund të jenë sinjal i virusit të Nilit Perëndimor

Gjetja e një zogu të ngordhur mund të jetë një sinjal i rëndësishëm për qarkullimin e virusit të Nilit Perëndimor, pasi zogjtë luajnë rol të rëndësishëm në ciklin natyror të këtij virusi.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes nëse hasin një zog të ngordhur, qoftë në hapësira publike apo pranë banesave.

Në rast se gjeni një zog të ngordhur:

  • Mos e prekni me duar të pambrojtura.
  • Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me trupin e tij.
  • Raportoni rastin tek autoritetet përkatëse të shëndetit publik ose shërbimet veterinare.

Monitorimi dhe raportimi i zogjve të ngordhur mund të ndihmojë institucionet përgjegjëse në identifikimin e hershëm të qarkullimit të virusit dhe në marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së tij.

/Motilokal.com