“Narra”, tajfuni i 19-të i këtij viti, ka prekur për herë të dytë tokën në qarkun Xuwen të qytetit Zhanjiang, në provincën Guangdong, mëngjesin e së mërkurës.
Sipas Observatorit Meteorologjik të Guangdong, në momentin e mbërritjes në tokë, tajfuni kishte erëra maksimale prej 18 metrash në sekondë, raportoi “China Daily”.
Pas goditjes së dytë në tokë, “Narra” ka lëvizur në drejtim të verilindjes, ndërsa intensiteti i tij ka nisur të dobësohet gradualisht.
/Motilokal.com
