Si do të jetë moti të premten në Shqipëri? Mësoni parashikimin

Si do të jetë moti të premten në Shqipëri? Mësoni parashikimin

Të premten, moti në Shqipëri do të jetë kryesisht i kthjellët, ndërsa gjatë ditës pritet shtim gradual i vranësirave, veçanërisht në zonat malore të lindjes së vendit.

Nga mesdita deri në orët e pasdites, në këto zona mund të ketë reshje të dobëta dhe të herëpashershme shiu, të lidhura me zhvillimin e vranësirave.

Në pjesën tjetër të territorit, kushtet atmosferike do të mbeten përgjithësisht të qëndrueshme dhe pa reshje.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 24°C deri në 35°C.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com