Si do të jetë moti të premten në Kosovë? Mësoni parashikimin

Si do të jetë moti të premten në Kosovë? Mësoni parashikimin

Moti të premten në Kosovë parashihet të mbajë me diell dhe vranësira. Gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të shtohen, duke krijuar mundësi për rrebeshe të izoluara shiu në viset malore, të shoqëruara me vetëtima dhe bubullima.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 21°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 34°C gjatë pasdites.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com