Një person është gjobitur me 500 euro për prerjen e një druri dekorativ në hapësirë publike në Fushë Kosovë.
Rasti është evidentuar nga inspektorët e Drejtorisë për Inspektorat, të cilët kanë identifikuar përgjegjësit dhe kanë shqiptuar gjobën për dëmtimin e gjelbërimit publik.
Përveç gjobës, pala përgjegjëse është obliguar që, me shpenzimet e veta, ta zëvendësojë drurin e prerë dhe ta mbjellë në të njëjtin lokacion.
Nga Drejtoria për Inspektorat kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë të ndërmarrin masa ndaj personave që dëmtojnë gjelbërimin dhe hapësirat publike.
/Motilokal.com
