E shtuna pritet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm dhe kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit të Shqipërisë. Gjatë mesditës dhe pasdites, në zonat malore të lindjes dhe juglindjes do të shfaqen vranësira të pakta deri mesatare.
Në këto zona nuk përjashtohen reshje të dobëta shiu, ndërsa në terrenet malore mund të ketë edhe shtrëngata të shkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 26°C deri në 38°C.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
