Si do të jetë moti të shtunën në Kosovë? Mësoni parashikimin

Si do të jetë moti të shtunën në Kosovë? Mësoni parashikimin

Dita e shtunë në Kosovë pritet të karakterizohet nga vapë ekstreme, ndërsa gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes pritet rritje e rrezikut për stuhi të fuqishme, rrebeshe shiu, breshër, bubullima dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 19°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 35°C gjatë pasdites.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com