Si të ushtroheni në mënyrë të sigurt në temperatura të larta

Si të ushtroheni në mënyrë të sigurt në temperatura të larta

Stërvitja në temperatura të larta mund të rrezikojë shëndetin tuaj në planin afatgjatë, dhe ekspertët kanë nxjerrë në pah disa këshilla se si mund të vazhdoni me aktivitetet tuaja në këtë lloj moti.

Sipas tyre, mbajtja e aktiviteteve me temperatura të larta mund të jetë sfiduese.

“Ecja, çiklizmi, ushtrimet në natyrë dhe madje edhe rutinat e përditshme si shëtitja mund të bëhen më të vështira dhe më pak të këndshme kur temperaturat janë të larta”, thanë ata.

Ndryshimi më i dobishëm që mund të bëni është të ushtroheni kur është më freskët, si në mëngjes ose në mbrëmje. Përveç kësaj, në ditët kur nuk mund ta shmangni vapën, këshillohet të merrni në konsideratë ushtrimet në intervale më të shkurtra dhe të shtoni më shumë pushime.

"Kushtet më të ngrohta krijojnë stres më të madh nga nxehtësia. Njerëzit lodhen më lehtë, djersiten më shumë, mund të ndihen të marramendur, të flenë më keq dhe ushtrimet e përditshme bëhen më pak tërheqëse për ta", theksojnë ekspertët.

Gjithashtu, këshillohet të freskoheni para se të dilni jashtë. Ulja pak e temperaturës së trupit para se të dilni në vapë do t'ju japë më shumë kohë para se të bëhet e rrezikshme, shkruan BBC.

Aklimatizimi i trupit tuaj me nxehtësinë do ta ndihmojë atë të reagojë më mirë, duke ndihmuar në përmirësimin e performancës suaj fizike, si dhe duke zvogëluar rrezikun e goditjes nga nxehtësia.

/Motilokal.com