Ekspozimi i zgjatur dhe i pakontrolluar ndaj rrezeve të diellit mund të shkaktojë dëmtime të lëkurës dhe pasoja afatgjata për shëndetin, veçanërisht gjatë ditëve me temperatura të larta dhe rrezatim të fortë ultraviolet.
Për të mbrojtur lëkurën, ekspertët rekomandojnë përdorimin e rregullt të kremit kundër diellit me faktor mbrojtës, si dhe veshjen e rrobave të lehta, me ngjyra të përshtatshme dhe që mbulojnë sa më shumë pjesë të trupit. Rekomandohet gjithashtu përdorimi i kapelave dhe syzeve të diellit gjatë qëndrimit jashtë.
Qytetarët këshillohen të shmangin ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell gjatë orëve kur rrezatimi është më i fortë, veçanërisht nga ora 11:00 deri në 18:00.
Gjatë këtyre orëve këshillohet qëndrimi në ambiente të freskëta ose në hije, si dhe konsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve për të shmangur dehidratimin dhe pasojat e temperaturave të larta.
Mbrojtja nga dielli është veçanërisht e rëndësishme për fëmijët, të moshuarit dhe personat që qëndrojnë gjatë në ambiente të hapura.
/Motilokal.com
