Moti me diell dhe vranësira mesatare

Moti me diell dhe vranësira mesatare

Moti në Maqedoni do të jetë mesatarisht i vranët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej zero deri shtatë, ndërsa ajo ditore prej 10 deri në 21 gradë.

Në Shkup, mot i ngjashëm, mesatarisht i vranët me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në pesë, ndërsa ajo ditore do të arrijë deri në 18 gradë.

Për fundjavë do të mbizotërojë mot stabil dhe i ngrohtë me vranësira mesatare. Reshje të reja lokale të shiut do të ketë nga e hëna nga fundi i ditës.