Tërmeti dridh Himarën, ndjehet edhe në Gjirokastër e Vlorë

Tërmeti dridh Himarën, ndjehet edhe në Gjirokastër e Vlorë

Një tjetër tërmet ka lëkundur territorin shqiptar, kësaj here në zonën e Himarës. Sipas informacioneve të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, rreth orë 19:47 është regjistruar një tërmet 4. 2 ballë shkalla rihter në koordinatat 40.09 veri dhe 18.72 lindje, 2.7 km nga Himara, 15 km në det.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Gjirokastër e Vlorë. Deri më tani nuk është raportuar për persona të lënduar apo dhe dëme materiale. /Motilokal.com