Kushte kryesisht të qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë në territorin e Shqipërisë gjatë së martës. Pjesa më e madhe e vendit do të karakterizohet nga mot i kthjellët, ndërsa në zonat kodrinore dhe malore do të shfaqen herë pas here vranësira të pakta deri mesatare.
Gjatë mesditës dhe pasdites, reshje të dobëta shiu mund të regjistrohen në relievet malore të lindjes dhe juglindjes së vendit. Reshjet pritet të jenë me intensitet kryesisht të ulët dhe të kufizuara në këto zona.
Ndërkohë, në atmosferë do të vijojë prania e lartë e grimcave të rërës dhe pluhurit, një dukuri që mund të ndikojë në dukshmëri dhe cilësinë e ajrit.
Në përgjithësi, territori do të vijojë të ketë mot të qëndrueshëm, me mundësi për reshje vetëm në zonat malore gjatë orëve të pasdites.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 24°C deri në 33°C.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
