Kushtet atmosferike në Shqipëri gjatë ditës së mërkurë do të karakterizohen nga alternime mes kthjellimeve dhe vranësirave, të cilat pritet të zhvillohen kryesisht gjatë orëve të mesditës.
Sipas parashikimit, reshje lokale shiu me intensitet të ulët mund të shfaqen gjatë mesditës dhe pasdites, kryesisht përgjatë relieveve malore.
Në zonat e tjera të vendit, moti pritet të mbetet kryesisht i qëndrueshëm, me intervale me diell dhe vranësira kalimtare.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 24°C deri në 35°C.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
