Gjatë ditës së mërkurë, Kosova do të ketë mot kryesisht të qëndrueshëm, me intervale me diell dhe vranësira të herëpashershme. Nga mesdita e tutje pritet shtim gradual i vranësirave, ndërsa në disa zona mund të ketë reshje lokale shiu, të shoqëruara me bubullima dhe rrufe.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 18°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 30°C gjatë pasdites.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
