Gjatë ditës së enjte, vendi do të karakterizohet nga periudha me mot të kthjellët, ndërsa në orët e mesditës pritet shtim gradual i vranësirave.
Në zonat malore, kryesisht gjatë mesditës dhe pasdites, do të ketë mundësi për reshje të izoluara shiu me intensitet të dobët.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 23°C deri në 33°C.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
