Policia e Kosovës ka shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh ndaj personit juridik, pronarit të një kamioni, pasi ngarkesa e transportuar nuk ishte siguruar dhe paraqiste rrezik për sigurinë në komunikacion.
Rasti është evidentuar gjatë patrullimit të rregullt nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor Prizren-Veri, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.
Policia ka ndaluar për kontroll një kamion që transportonte blloka ndërtimi, në magjistralen Prizren–Gjakovë, konkretisht në fshatin Landovicë.
Gjatë kontrollit është konstatuar se ngarkesa nuk ishte siguruar në mënyrën e duhur, duke rrezikuar kështu pjesëmarrësit në komunikacion.
Për këtë shkelje, kompanisë pronare të kamionit i është shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 eurosh.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë publike, duke ndërmarrë veprime të vazhdueshme për parandalimin e shkeljeve që mund të rrezikojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve.
/Motilokal.com
