Gjatë ditës së premte, moti do të karakterizohet nga alternime të kthjellimeve dhe vranësirave, të cilat herë pas here do të shfaqen më të theksuara, veçanërisht në zonat kodrinore dhe malore.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 22°C deri në 34°C.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
